Google ADS

Kryeministri Kurti vazhdon takimet në Greqi, flet për rolin dhe rëndësinë e mërgatës

22:47 | 9 Korrik 2021
L G

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeshefin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, David Harris.

Bashkë diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të komunitetit shqiptar dhe hebraik në botë, e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për mënyrat dhe praktikat e mira të organizimit të mërgatës në tërheqjen e investimeve nga jashtë, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Kurti foli për vendimet dhe planet e qeverisë për përfshirjen sa më të madhe të mërgatës në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai tha se brenda 100 ditëve të qeverisë tashmë janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme në këtë drejtim, sikurse ai për fillimin e emetimit të bonove të diasporës dhe miratimit të projektligjit për Gjykatën Komerciale. Që të dy këto vendime në shërbim të nxitjes së investimeve të bashkatdhetarëve në vend.
Në muajin e kaluar, kryeministri Kurti kishte pritur në zyrën e tij Drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik në Jerusalem, Avital Leibovich, me të cilën po ashtu kishte folur për rolin e mërgatës.
Ajo kishte premtuar angazhim për të lobuar në kompani të ndryshme izraelite që të mund të orientojnë investimet e tyre në Kosovë./arbresh.info/

Të ngjashme