Google ADS

Spinazzola: Do ti mbështes shokët e skuadrës nga tribuna në finalen e “Euro 2020”

22:28 | 9 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Italia dhe Anglia do të përballen të dielën në kuadër të finales së Kampionatit Evropian.

Futbollisti italian Spinazzola nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje, shkaku i lëndimit që e pësoi në duelin ndaj Belgjikës, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi ka thënë se do të bëjë tifo për shokët e tij të skuadrës nga tribuna në finalen e së dielës ndaj Anglisë.

“Djemtë më kanë dhënë një mbështetje të pabesueshme pas lëndimit. Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm dhe me të vërtetë ndihemi si një familje”, tha ai.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Anglisë, veçanërisht në stadiumin e tyre, por duke dëgjuar të gjitha ato brohoritje kundër nesh, ne duhet të marrim motivim shtesë nga to”, shtoi ai.

“ Unë do të jem në tribuna, duke brohoritur me patericat e mia. Nëse Italia do të fitonte, unë do të duhet të kërcej dhe të festoj me të gjithë. Gruaja ime vazhdon të më thotë të jem i kujdesshëm, prandaj shpresoj të hidhem rreth e rrotull në njërën këmbë”, përfundoi Leonardo Spinazzola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme