Google ADS

Kryeministri Kurti takoi liderin e partisë SYRIZA në Athinë

22:01 | 9 Korrik 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Athinë liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme