Dieta mesdhetare karakterizohet nga një sasi e madhe perimesh dhe kjo do të thotë se në çdo pjatë duhet të gjeni disa fruta si domate, lakër jeshile, brokoli, spinaq, karota, tranguj, qepë.
Frutat gjithashtu nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, transmeton portali arbresh.info
Dr. Doris Day nga Qendra Mjekësore Langone e Nju Jorkut shpjegoi pse dieta mesdhetare është më e mira për mbrojtjen nga dielli.
“Është një nga dietat më të shëndetshme në botë dhe kjo dietë në të vërtetë ju ofron shkëlqim rinor të lëkurës, lagështi të mjaftueshme pa pasur nevojë të merrni masa shtesë”, tha ajo.
“Ushqimet në dietën mesdhetare përmbajnë antioksidantë, përmbajnë vitamina, minerale dhe fitonutriente dhe mund të kompensojnë efektet e dëmshme të rrezatimit UV duke rritur mbrojtjen natyrore të lëkurës tuaj”, shtoi ajo.
Sipas saj, kjo dietë përmban vitaminë C, vitaminë A, kalium, magnez dhe që të gjitha konsiderohen shumë të nevojshme për lëkurën.
Megjithatë, edhe kremi kundër diellit është mëse i venojshmë për personat e ndjeshëm./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...