Google ADS

15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17:27 | 9 Korrik 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2.180 testime, nga të cilat 15 rezultuan pozitive.

Sipas Ministrisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme