Mijëra qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve të tyre deri në vitin 2018, do të kenë edhe 5 vjet afat që t’i marrin dokumentet. Kjo do të thotë se do të vazhdohet afati për legalizim të objekteve pa leje, të ndërtuara deri në vitin 2011, ndërsa do të vlejë vetëm për lëndët, dokumentet e të cilave janë dorëzuar në komuna deri në 2018.
“Ky ligj është si kërkesë e shumë qytetarëve të cilët gjatë kësaj periudhe, respektivisht nga tre marsi 2021 u paraqit një vakum juridik për lëndët të cilat ishin aktive. Ky ligj vlen vetëm për ato lëndë aktive të cilat janë në procedurë administrative apo gjyqësore. Ndërsa për lëndë të reja nuk vlen”, tha Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Rreth 140 mijë lëndë të pazgjidhura tashmë janë dorëzuar për legalizim në komunat përkatëse.
“Janë me mijëra lëndë të cilat janë në procedurë dhe mu për atë ne si Ministri e transportit e pamë të arsyeshme që afatin prej 10 vitesh të plotësohet edhe plus 5 vjet”, shtoi ai.
Deputetët theksuan se duhet të organizojnë debat publik mbikëqyrës për gjendjen me ndërtimin, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë dhe organizata civile. Kjo zgjidhje ligjore së shpejti duhet të vendoset në seancë plenare.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?