Rama: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE si pushtimi i Trojës

16:51 | 9 Korrik 2021
A. B.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka quajtur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian si pushtimi i Trojës.

Në një intervistë për “The Economist”, Rama thotë se pavarësisht “jo”-së së radhës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar.

“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama, duke përsëritur shprehjen tashmë të zakonshme, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke risjellë në vëmendje titullin e dramës së Samuel Beckett.

Megjithatë, Rama theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër d

Të ngjashme