Kreu i PDK-së shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit

16:23 | 9 Korrik 2021
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkuar për ngushëllime në familjen e ish- kreut të kësaj partie, Kadri Veseli.

Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një njoftimi për media, shkruan arbresh.info.

“Dhimbjen për vdekjen e bacës Fazli e shton mosprezenca e kryetarit Veseli, i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë për luftën çlirimtare. Por, kjo dhimbje shndërrohet në krenari, sepse baca Fazli do të mbahet mend për kontributin e pakursyer dhe bijve të tij për lirinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të shumtë, ka qëndruar për ngushëllime në familjen e kryetarit Kadri Veseli, pas vdekjes së babait të tij Fazli Veseli.

Krasniqi e ka kujtuar bacën Fazli si njeri e baba të fortë, si simbol të rezistencës, i cili i ka edukuar fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë dhe patriotizmit.

Dhimbjen për vdekjen e bacës Fazli e shton mosprezenca e kryetarit Veseli, i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë për luftën çlirimtare. Por, kjo dhimbje shndërrohet në krenari, sepse baca Fazli do të mbahet mend për kontributin e pakursyer dhe bijve të tij për lirinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme