Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ua ka dorëzuar sot flamurin shtetëror ekipit olimpik, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Ndërkohë, ai e kishte një porosi për sportistët, mbi të gjitha për xhudisten Marica Perisic dhe garueset e taekwondos, Milica Mandic.
“Ju jeni sportistë. Fitoni ose humbi, mos u brengosni, ne do të jemi me ju. Ne nuk do të kërkojmë nga ju të ndërmerrni aksione politike. Ne do t’ju përkrahim dhe nuk do të kërkojmë nga ju të mos dilni në podium ose të mos jeni pjesë e përballjes, nëse do të ballafaqoheni me garuesit nga Kosova. Ne, politikanët, do të merremi me këtë”, ka thënë Vuçiç në ceremoninë e sotme.
Në të kaluarën ka ndodhur kur garuesit serbë kanë refuzuar të përfundojnë në podium kur medalje kanë fituar garuesit nga Kosova. Edhe në “Tokyo 2020” ka mundësi të përballen garuesit kosovarë me ata serbë, mbi të gjitha në xhudo, ku Kosova është superfuqi botërore. Kosova e fitoi medaljen e artë me Majlinda Kelmendin në “Rio 2016”, ndërsa 11 garuesit e saj pjesëmarrës në “Tokyo 2020” do të synojnë përsëri të sjellin medalje në atdhe./express/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...