Google ADS

Rama kryebashkiakëve: Nuk do ketë më fonde pa performancë!

13:03 | 9 Korrik 2021
A. B.

Nga njera anë prokurimi duhet të ndryshojë cilësisht, nga ana tjetër 90% e territorit, duhet të hyjë në shtet. Se nuk është në shtet, është si pa shtet, si pa zot. Se shteti nuk ia jep letrat. Dua tju informoj se nuk do ketë më fonde pa performancë. Nuk ka mundësi më që ne të përsërisim të njëjtat gjëra që nuk i kemi bërë. E verteta është se kemi bërë jo pak punë të mira, se në të gjitha bashkitë jo pak gjëra kanë ndryshuar. Por gjërat që duhet të ndryshojnë janë më shumë.

Nuk të pyet njeri si ke qënë po si je. Dhe mbështetjen e qeverisë e keni pasur dhe e keni të plotë, përgjegjësite janë të ndara. Vija ndarëse mes familjes tonë politike dhe nga ana tjetër.

Është e pamundur që të ecet para dhe të shkohet aty ku duam të shkojmë dhe nëse nuk flasim troc. dhe troc në sy të popullit jo me dyer të mbyllura sic ju kam folur në mënyrë të vazhdueshem. Shumë faleminderit, këtu mbyllet dhe shpresoj shumë ti shikoj rezultatet për të mirën tuaj dhe për të mirën tonë dhe për njerëzit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme