Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë dy padi anti-trust të paraqitura kundër Facebook. Gjykatësi vendosi se paditë ishin shumë të vakëta. Pas këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën me 4.2 për qind e kjo bëri që vlera në treg e gjigantit të medias sociale të arrinte në mbi 1 trilionë dollarë për të parën herë në histori.
Në vendimin e gjykatës së distriktit të Kolumbias, Gjykatësi shkruante se ankesat kundër Facebook, ishin ligjërisht të pamjaftueshme dhe si të tilla duheshin rrëzuar, pasi nuk përmbanin fakte të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet se Facebook po anashkalonte konkurrencën.
Paditë kërkonin që gjiganti i teknologjisë që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp, të ndahej. Ndërkohë, disa analistë thonë se ky vendim i gjykatës do të ketë pasoja për të ardhmen e ligjeve anti konkurrencë në ShBA.
Facebook i bashkohet kështu radhës së kompanive me vlerë mbi 1 trilionë dollarë duke kapur aktualisht në treg vlerën e 1.008 trilionë dollarëve. Në listën e kompanive teknologjike amerikane që e kanë kaluar vlerën e 1 trilionë dollarëve, Facebook është i vetmi i krijuar në vitet 2000.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...