Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Pas takimit kryeministri kosovar me anë të një statusi tregoj se çka foli me Mitsotakisin.
Kurti tha se në takim u diskutua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke ditur lidhjen tonë historike.
Ai po ashtu në postimin e tij falënderoi Greqinë për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugën evropiane.
“Sonte në Athinë u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, duke konsideruar lidhjet tona historike. Kosova dëshiron të nxisë bashkëpunimin dypalësh, gjithashtu si një element kryesor i stabilitetit rajonal afatgjatë. Mirënjohës Greqisë për mbështetjen që po na jep në rrugën tonë drejt BE-së”, u shprehë Kurti në postimin e tij.
https://twitter.com/albinkurti/status/1413246018792136706?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fkurti-flet-pas-takimit-me-kryeministri-grek-falenderoj-greqine-per-mbeshtetjen-qe-po-na-jep-ne-rrugen-evropiane-1%2F
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...