Katër kosovarë janë arrestuar në një aksion të zhvilluar në qytetin e Aargaut në Zvicër.
Policia dhe Administrata Federale të Doganave kanë arritur të kapin një sasi prej 116 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Vlera e drogës llogaritet të jetë 1 milion frang apo 915 mijë e 687 e 63 euro, raporton Blick.ch përcjell Klankosova.tv.
Droga ishte fshehur në rimorkion e kamionit.
Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin.
Njëri nga ta është pronar i një agjencionit turistik në Aargau, ndërsa tjetri është vëllau i tij.
Dy të tjerët janë shoferët që kanë vozitur kamionin.
Të arrestuarit janë mes moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim.
Por, si janë kapur kosovarët?
Blick,ch ka zbuluar detaje lidhur me rastin.
Sipas të dhënave të reja, dy nga të arrestuarit janë vëllezër, 42 vjecar dhe 38.
Policia e kantonit të Aargaut në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave (FCA) kishin bllokuar apartamentin ku jetonte pronari kosovar i kompanisë së udhëtimeve në Aargau.
Gruaja e njërit nga të dyshuarit ka deklaruar se nuk dinte gjë për drogën.
“Papritmas erdhi policia. Ne ishim të shokuar sepse nuk e dinim se ai supozohej të kishte ndonjë lidhje me drogën “.
Ajo dhe dy fëmijët e saj janë ndarë nga i dyshuari për një kohë të gjatë.
“Fëmijët e mi dhe unë nuk e kemi parë atë për dy vjet. Ne thjesht do ta lëmë policinë të bëjë punën e saj tani “.
Droga ishte e paketuar në rimorkion e kamionit, ndërsa ishte e fshehur prapa një muri të dyfishtë në rimorkio.
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...