Banorët e Karaçevës i dërgojnë letër krerëve shtetërorë: Çështja e tokave tona të shtrohet në dialogun Kosovë-Serbi

21:15 | 8 Korrik 2021
L G

Banorët e Karaçevës kërkojnë që shqetësimi i tyre për ruajtjen e tokave të tyre nga shteti i Serbisë të trajtohet edhe në takimin e radhës në dialogun Kosovë-Serbi.

Ata kanë bërë lutje në drejtim të krerëve të institucioneve të shtetit që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Përmes një letre të dërguar në portalin arbresh.info Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë ka bërë të ditur se ata u kanë dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarit Galuk Konjufca si dhe ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“U kemi shkruar institucioneve më të larta shtetërore për problemin e brezit kufitar, problem ky që daton që nga viti 2001 dhe vazhdon edhe sot. Serbia pretendon ta bëjë shkëputjen e kësaj pjese të Karaçevës – territorit të Republikës së Kosovës. Banorët e brezit kufitar kërkojnë që të ruhen sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, sepse bashkësia lokale sytë i ka kah institucionet e juaja. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të shtrohet në takimin e radhës Kosovë -Serbi “, thuhet ndër të tjera në kërkesën e banorëve të këtij fshati.

Ndryshe, edhe në muajin prill të këtij viti Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë kishte dërguar një kërkesë në adresë të institucioneve shtetërore, ku shprehnin shqetësimin e tyre për marrjen e tokave të tyre nga Serbia./arbresh.info/

LEXO EDHE

Banorët e Karaqevës të shqetësuar për marrjen e tokave nga Serbia, i dërgojnë letër Institucioneve të Shtetit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme