Në 22 vjetorin e vrasjes së Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi nga forcat serbe, vëllai i tyre, Ilir Bytyqi konsideron se kalimi i gjithë kësaj kohe pa i sjellë para drejtësisë dorasit që ua morën jetët vëllezërve të tij, tregon se Serbia nuk ka dëshirë që ta bëjë një gjë të tillë.
Bytyqi në një lidhje virtuale në ATV tha se autoritetet serbe e dinë saktësisht se kush janë vrasësit dhe nga janë ata.
“Sot janë bërë 22 vjet dhe kjo tregon që Serbia nuk ka vullnet dhe nuk dëshiron ti bie kriminelët e tyre para drejtësisë. Ata e din saktësisht se kush janë, nga janë dhe cilët janë personat përgjegjës të vrasjes së vëllezërve të mi,”- tha Bytyqi.
Ai shtoi se si familje nuk do të dorëzohen derisa drejtësia të bie në vend.
“Si çdo familje jemi zemër thyer dhe nuk do të kemi paqe deri sa kriminelët do të vijnë para drejtësisë. Po ashtu të gjitha familjet që kanë humbur anëtaret e familjes nga forcat serbe”, – tha ai.
Vrasja e tre shtetasve amerikanë ndodhi përderisa ata ishin në Serbi. Trupat e tyre u gjetën në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë – bazë stërvitore e njësisë speciale të policisë serbe që udhëhiqej nga Goran Radosavleviq i njohur me pseudonimin “Guri”.
Vëllezërit Bytyqi ishin qëlluar me plumba në kokë derisa duart i kishin të lidhura pas shpinës. As pas dy dekadave, ende nuk është kryer hetimi i plotë i këtij rasti nga autoritetet serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Serbi.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...