Më 8 korrik, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje që shteti hebre të shesë një sasi të madhe të ujit në mbretëri si dhe të rriten eksportet jordaneze në Bregun Perëndimor.
Që nga një marrëveshje paqeje e vitit 1994, bashkëpunimi për burimet e ujit ka qenë një çështje kyçe në raportet mes dy vendeve.
Megjithatë, në vitet e fundit marrëdhëniet midis tyre ishin dobësuar.
Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid dhe homologu i tij Ayman Safadi arritën marrëveshjen për shitjen e 50 milionë kub ujë nga ana e Izraelit.
Lapid tha se Jordania është një “partner i rëndësishëm” për Izraelin duke shtuar se shteti hebre është i përkushtuar për forcimin e lidhjeve.
Jordania është një nga vendet që vuan nga mungesa e ujit. Vendi me rreth 10 milionë banorë ka kohë që po përballet me thatësirat më të ashpra në historinë e tij.
Edhe Izraeli përballet me presionin e burimeve të ujit, por ky vend është udhëheqës botëror në shkripëzimin e ujit. Izraeli prodhon sasi të madhe të ujit të pijshëm duke e përpunuar ujin e detit.
Të dyja palët u pajtuan gjithashtu që të rritet niveli i eksporteve të Jordanisë në Bregun Perëndimor, një territor i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.
Eksportet do të rriten nga rreth 160 milionë dollarë në 700 milionë dollarë në vit. /REL
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...