Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Sveçla tha për Ekonomia Online se është e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit.
“Është e rëndësishme që të vaksinohen në mënyrë që t’i evitojmë situata që i kishim më herët dhe t’i kthemi normalitetit”.Ministri Sevçla është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit salla “1 Tetori”, në Prishtinë.
Kosova nisi vaksinimin kundër koronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...