Në Antarktidën e rrezikuar, zonat e mbrojtura detare duhet të identifikohen sepse Oqeani Jugor është çelësi i rregullimit të klimës, paralajmëruan eurodeputetët në seancën plenare të kësaj jave në Strasburg.
PE miratoi të enjten një raport mbi ruajtjen e Oqeanit Jugor dhe biodiversitetit të tij detar me 588 vota pro, 21 kundër dhe 79 abstenime, në të cilin eurodeputetët kërkuan krijimin e mbrojtjes për ujërat Antarktikut, transmeton portali arbresh.info
Komisioni për Ruajtjen e Burimeve Detare të Antarktikut (CCAMLR) po negocion aktualisht krijimin e zonave të mbrojtura që mbulojnë më shumë se tre milion km2, thuhet në raport.
Megjithatë, Kina dhe Rusia janë duke bllokuar përpjekjet për ta mbrojtur arë, sepse aktivitetet e peshkimit janë duke u kryer në ato zona.
Duke thithur CO2 dhe duke prodhuar oksigjen, oqeanet mbrojnë planetin nga efektet negative të ndryshimit të klimës, por duhet të kihet parasysh se shëndeti i ekosistemeve oqeanike dhe detare rrezikohet rëndë nga ngrohja globale, ndotja, mbishfrytëzimi i biodiversitetit detar dhe acidifikimi , paralajmëroi PE.
Për shkak të efekteve negative të ndryshimit të klimës nga viti 1989 deri në 2018, temperatura në Antarktidë u rrit me 1.8 gradë Celsius, e cila është tre herë më e lartë se mesatarja globale dhe ka parashikime që fletët e akullit do të humbin peshë më shpejt gjatë dhe pas shekullit 21.
Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Komisionit dhe Shteteve Anëtare të rrisin përpjekjet bilaterale dhe multilaterale për të siguruar mbështetje për krijimin e zonave të mbrojtura detare.
PE i bën thirrje Komisionit dhe vendeve të BE për të forcuar rrjetin e tyre global të zonave të mbrojtura detare me partnerët globalë./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...