Avioni nga Zvicra nesër ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, shënon nisjen e fluturimeve

17:51 | 8 Korrik 2021
L G

Një avion i kompanisë ajrore zvicerane “Helvetik Airlines” do të ulet ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed, Flatrat e Veriut” duke shënuar kështu nisjen e fluturimeve tregtare nga ky aeroport.

Avioni do të niset nga Cyrihu dhe fluturimi i kthimit do të kryhet po të premten pas 1 ore e gjysmë që kërkon përgatitja.

Mediat në Tiranë raportojnë se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht./alb.info/

Të ngjashme