Shpëtohen 27 migrantë në Kanalin Anglez

17:07 | 8 Korrik 2021
A. B.

Një grup prej 27 migrantësh, përfshirë 10 fëmijë, të cilët ishin në një varkë të vogël, u shpëtuan në Kanalin Anglez dhe sot të gjithë janë kthyer në perëndim të Francës.

Qendra Rajonale e Operacioneve të Mbikëqyrjes dhe Shpëtimit (Kryqi) këtë mëngjes rreth orës 5.30 “kontaktoi migrantët të cilët raportuan probleme në një anije me 27 persona, përfshirë 10 fëmijë, 18 milje detare (33 km) nga Saint-Malo”, tha Prefektura Detare e Atlantikut i cili është përgjegjës për zonën, shkruan “The Independent”, transmeton arbresh.info

Autoritetet dërguan një anije peshkimi për t’i ndihmuar ata dhe migrantët u transferuan në vend të sigurt.

Migrantët zakonisht përpiqen nga Calais, jo nga Bretanja të kalojnë Kanalin Anglez për të arritur në Angli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme