Nisma e së “Majtës” për të kontestimin e regjistrimit të shtatorit është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Një seancë përgatitore u mbajt në gjykatë në të cilën kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, tha se është e papranueshme të mbahej regjistrimi gjatë një pandemie.
Ai kërkon që ligji i regjistrimit të shfuqizohet ose shtyhet.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesi i Entit Shtetëror të Statistikave përsëri i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të mos vazhdojë procedurën sepse regjistrimi u shty një herë për të rritur numrin e vaksinuarve, ndërsa protokolli ka qenë në fuqi që nga marsi.
Gjyqtarët kushtetues kanë tre mundësi, të fillojnë procedurat dhe të anulojnë ose shfuqizojnë ligjin, ose të konkludojnë se ligji i regjistrimit është në përputhje me Kushtetutën dhe ta zbatojnë atë./Telegrafi/
Kryemadhi pas daljes nga gjykata: Më shqetëson prezenca me M...
Miratohet projektligji për ndarjen e mjeteve buxhetore për F...
Mungon Konjufca, Lekaj, Kadrijaj, Baftiu e Dërguti – dështon...
Miratohet vendimi për krijimin e komitetit për mbikëqyrjen e...
Geci pyetet për dallimet në mes LPK-së dhe LDK-së: Kundërsht...
Mbytet varka me emigrantë në Kanalin Anglez, dy të vdekur, s...