Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse shifra zyrtare besohet se është më e vogël sesa numri i viktimave nëpër botë.
Shumë shtete janë duke raportuar për trende shqetësuese, teksa varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndërkohë që shtetet e pasura hapen, shkruan cnn
“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore.
Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmave të mëdha, mund të rrisin shkallën e infektimit.
Spektatorëve të huaj, veçse u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim.
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sek...
Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në ...
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj
Arrestohet një burrë nga Deçani, vodhi pyllin
Kush do të jetë banori i parë që do të largohet nga shtëpia ...