Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 201-të me radhë.
Në fillim të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë propozuar emrat e prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore. Emrat e 13 prokurorëve të propozuar janë votuar për një mandat trevjeçar.
Më tej, KPK-ja ka miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim sipas kërkesës së lartcekur.
Në vazhdim është trajtuar Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve të Shtetit, ku është bërë avancimi i dy prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Në fund të këtij takimi është trajtuar Raporti i Komisionit për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, raport ky, i cili është miratuar pjesërisht nga anëtarët e KPK-së./arbresh.info/
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...