Google ADS

Covid pëson një tjetër mutacion, varianti “Lambda” më ngjitës dhe ndoshta më vdekjeprurës

01:07 | 8 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Varianti “Lambda” i njohur për shkencëtarët si C.37 u identifikua për herë të parë në Peru që në dhjetor të 2020. Nga ajo kohë ai është bërë varianti dominant në vendin e Amerikës së Jugut ku përbën më shumë se 80% të infeksioneve të reja. Tashmë është zbuluar në të paktën 30 vende, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por, a duhet të shqetësohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e njohu zyrtarisht variantin Lambda si një mutacion në 14 qershor. Ekspertët janë të shqetësuar se ky mutacion “i pazakontë” mund të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Një studim në Universitetin e Santiagos në Kili shqyrtoi efektin e Lambda tek personat që kishin marrë dy doza të vaksinës kineze CoronaVac. Rezultoi se Lambda është më infektues se variantet Gamma dhe Alpha dhe ishte i aftë t’u shpëtonte antitrupave të prodhuar nga vaksinat.

Jeff Barrett, drejtor i Iniciativës së Gjenomikës COVID-19 në Institutin Ëellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar tha se ky ishte një grup mutacionesh mjaft i pazakontë.

“Lambda ka një model unik prej 7 mutacionesh në proteinën Spaike që virusi përdor për të infektuar qelizat njerëzore” – shkruan Financial Times.

Pablo Tsukayama, një mjek i mikrobiologjisë molekulare në Universitetin Lay’s Cayetano Heredia tha se varianti Lambda po përhapet më shpejt sesa variantet e mëparshme.

Të tjera studime thonë se përveçse më infektues, varianti Lambda mund të jetë edhe më vdekjeprurës së Delta, mutacioni indian i Covid./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme