Një ditë më parë në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” nga një veturë në lëvizje ishte shtënë me armë zjarri, ndërsa pas procedimit në vendin e ngjarjes si prova materiale ishin gjetur dy gëzhoja.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, dyshohet se kjo armë e konfiskuar është përdorur nga i dyshuari një ditë më parë.
“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së sotme kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin nga i cili është sekuestruar një armë të llojit pushkë automatike AK 47 me dy fishek, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari një ditë më parë”, u shpreh Zahiti.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. Sh., 41 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje./arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”