I është dhënë lamtumira e fundit Fazli Veslit, babait të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Veselit ishin shumë personalitete të jetës politike e publike si dhe qytetarë të shumtë nga gjithë vendi, shkruan arbresh.info.
Mirëpo për t’i dhënë lamtumirën babait të tij nuk ishte ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë me akuzat për krime lifte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).
Ndryshe, Fazli Veseli vdiq sot në moshën 94 vjeçare.
Ngushëllime për humbjen e tij familjes Veseli i kanë shprehur deputetë e qytetarë të shumtë.
Kadri Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. /arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...