Google ADS

Zyrtare: Mario Balotelli transferohet në Turqi

18:04 | 7 Korrik 2021
KRG

Adana Demirspor ka kompletuar transferimin e sulmuesit italian, Mario Balotellit.

Sulmuesi italian ka nënshkruar sot me klubin që nga sezoni i ri do të marrë pjesë në Superligën e Turqisë.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin turk.

Balotelli së fundmi ishte pjesë e skuadrës italiane, Monza, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Brescia, Marseille, Nice, Liverpool, Milan, Manchester City e Inter.

Mario Balotelli numëron edhe 36 paraqitje me Kombëtaren e Italisë. /Zeri.info

 

 

 

Të ngjashme