Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark, i cili shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjenerali Clark u shpreh i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për progresin dhe të arriturat që ka shënuar shteti ynë ndër vite, duke u bërë shembull impresionues i lirisë e demokracisë dhe faktor paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi në rajon e më gjerë.
Ndërsa kryekuvendari Konjufca, pasi i dëshiroi mirëseardhje gjeneralit Clark, tha se populli i Republikës së Kosovës dhe ai personalisht ndjehen shumë të nderuar e të privilegjuar që në mesin e tyre sot gjendet ish-komandanti Suprem i NATO-s dhe miku i madh i popullit tonë, gjenerali amerikan Wesley Clark – ushtaraku i shquar i cili urdhëroi bombardimet e Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, duke i dhënë fund kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë dhe duke ndaluar kështu gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë.
“Shfrytëzoj edhe këtë rast për t’ju shprehur Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen dhe falënderimin e pafund për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që vendi juaj vazhdon t’i jap vendit tonë në të gjitha proceset e integrimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.
Liria dhe pavarësia e Kosovës tashmë mbajnë vulën tuaj, të ShBA-ve, të NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero”, tha kryekuvendari Konjufca. /arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës