Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lënë në gjysmë seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Kjo për shkak se kanë për të marrë pjesë në varrimin e babait të ish-kryetari të kësaj partie, Kadri Veselit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se arsyeja pse deputetët e këtij subjekti po e lëshojnë sallën është se kanë për të marrë pjesë në varrimin e Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.
“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës. Për shkak të varrimit të babait të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra./Express/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...