Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vizitoi sot Departamentin ku po përpunohen pasaportat, letërnjoftimet dhe dokumentet tjera personale.
“Sot isha për vizitë në Sektorin për Teknologji Informatike pranë Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacione nga ku po përpunohet dokumentet personale të qytetarëve. Falënderojmë kuadrin udhëheqës të këtij departamenti dhe punonjësit për përkushtimin dhe efikasitetin gjatë realizimit të përditësimit në sistemin për dokumente personale”, u shpreh Spasovski.
Ndryshe, për shkak të kufizimeve në udhëtim, qytetarë të shumtë u paraqitën për aplikim për pasaporta të reja, ndërsa në ndërkohë në MPB kishte ndalesë për shkak të transferimit të të dhënave.
Nga dita e hënë, sipas paralajmërimeve të reja të funksionarëve shtetërorë, filloi edhe përpunimi i pasaportave me ermin e ri kushtetues./Telegrafi/
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera