Baza ushtarake amerikane në Irak është qëlluar me 14 raketa, sipas një njoftimi të kolonelit Wayne Marotto, një zëdhënës i Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit në Irak.
“Rreth orës 12:30, baza ajrore Ain al-Assad u sulmua me 14 raketa. Raketat prekën bazën dhe perimetrin e saj por sistemet e mbrojtjes u aktivizuan menjëherë”.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për tre të plagosur.
Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh që tani janë bërë rutinë kundër bazave ushtarake të SHBA-së në Irak. Baza Ain al-Assad në pjesën perëndimore të provincës Anbar tashmë ishte shënjestruar nga tre raketa të hënën dhe disa orë më vonë ambasada amerikane në Bagdad u kërcënua nga një dron që më pas u rrëzua.
Rocket attack on Ain al-Assad military base that houses US troops.
Two soldiers have been wounded, coalition spokesperson confirmed.#Iraq https://t.co/l7tO7M2wvS— Baxtiyar Goran ☀️ (@BaxtiyarGoran) July 7, 2021
Gjithsej janë kryer 49 sulme që nga fillimi i vitit kundër bazave të SHBA-së në Irak, ku 2.500 trupa amerikane janë vendosur si pjesë e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?