Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë ato të varfra për t’i rezistuar dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të mërkurën (7 korrik) për një thellim të hendekut mes vendeve të pasura dhe të varfra në botë.
Ajo i bëri thirrje G20-ës (grupit të vendeve më të pasura të botës) që të ndërmarrin masa urgjente për të mos lejuar që vendet në zhvillim të mbesin prapa në qasjen në vaksina kundër COVID-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike.
“Vendet e varfra po përballen me një goditje të dyfishtë shkatërruese. Në njërën anë duke humbur garën kundër virusit dhe në anën tjetër duke humbur investimet kryesore që ndihmojnë në vendosjen e bazës për rritjen ekonomike”, tha Georgieva.
Sipas saj, ky është një moment kritik që kërkon veprime urgjente nga G20-ta dhe politikbërësit në të gjithë botën.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se gjatë pesë viteve të ardhshme vendet me të ardhura të ulëta do të duhet të investojnë rreth 200 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë dhe 250 miliardë dollarë tjera për reformat ekonomike.
Georgieva u bëri presion vendeve të G20-ës që krahas ndihmës në furnizimin me vaksina, të përshpejtojnë faljen e borxheve dhe të angazhohen në vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë në çdo vend, deri në fund të vitit 2021, dhe të paktën 60 për qind deri në gjysmën e parë të vitit 2022.
Këtë javë mbahet takimi i ministrave të Financave të vendeve anëtare të G20-ës./REL/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...