Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 627.948 doza të vaksinave, ndërsa 237.322 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas të dhënave të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 14.084 qytetarë, ndërsa dozën e parë të dje e kanë marrë 9.493 qytetarë.
“Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 492.662 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.
Nga MSH i ftojnë qytetarët të regjistrohen në platformën “vakcinacija.mk” sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...