Google ADS

Përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe talebanëve takohen në Iran

11:06 | 7 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Përfaqësuesit e qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve arritën në Teheran për të zhvilluar bisedime të organizuara nga Irani,

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se bisedimet midis qeverisë afgane dhe talebanëve filluan me fjalimin e ministrit të Jashtëm, Mohammad Javad Zarif.

“SHBA-ja u mposht në Afganistan. Populli afgan dhe liderët politikë duhet të marrin vendime të rënda sot për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Zarif, transmeton Anadolu Agency.

Ai tha se kthimi në tryezën e negociatave dhe kanalet politike janë opsionet më të mira. Zarif theksoi se janë të gatshëm të japin mbështetje për ta përfunduar krizën midis afganëve.

Delegacioni i qeverisë afgane drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm, Yunus Suleiman ndërsa delegacioni i talebanëve drejtohej nga nënkryetari i byrosë politike të organizatës, Abbas Istankizi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme