Google ADS

SHSKUK përfiton 40 pajisje ndihmëse nga HANDIKOS

10:46 | 7 Korrik 2021
S D

Në një njoftim për media HANDIKOS ka paralajmëruar se do të dhurojë një donacion prej 40 pajisjeve ndihmëse për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Donacioni përbëhet prej afër 40 pajisjeve ndihmëse, si karroca, shëtitore, paterica etj) të cilat do të lehtësojnë funksionimin e institucionit në fjalë për rastet në nevojë.

“Ju ftojmë që më datë 08.07.2021 (e enjte), prej orës 09:00 të përcjellin ceremoninë e dhurimit të donacionit të HANDIKOS me pajisje ndihmëse për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), e cila do të ndodh në ambientin e parkingut tek drejtoria e SHSKUK-së në Prishtinë.Donacioni përbëhet prej afër 40 pajisjeve ndihmëse (karroca, shëtitore, paterica etj,  të cilat do të lehtësojnë funksionimin e institucionit në fjalë për rastet në nevojë”, thuhet në njoftimin e HANDIKOS./arbrsh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme