Pacolli ngushëllon Veselin për vdekjen e babait

10:27 | 7 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e babit të Kadri Veselit, Fazli Veseli.

Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime Kadri Veselit dhe familjes së tij.

“Po lexoja lajmin e dhimbshëm që babai i ish-kryetarit të parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veselit, paska vdekur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Kadriut dhe familjes së të ndjerit.
Zoti i shpërblefte ë ndjerin me Parajsë!”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme