KQZ mban sot mbledhje, diskutohet për aplikimin e votuesve jashtë vendit

10:24 | 7 Korrik 2021
Arbresh.info

Sot, e mërkurë, mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mbledhja do të mbahet në orën 13:30h, dhe do të jetë si vijon:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.43/2021.

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ së:

3. Aktivitetet e ZRPPC së:

4. Këshillat e KQZ-së:

· Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Novobërdë.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës për vlerësimin e kritereve të zotësisë juridike për fitimin e së drejtës së votës për zgjedhjet lokale 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i shfuqizimit të vendimit nr. 42/2021, i datës 11.01.2021, për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesëve Jashtë Kosovës.

– Shyqrtimi dhe miratimi i Udhëzimit Administrativ nr. 02/2021 për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Votimin Jashtë Kosovës.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për anëtar të jashtëm të Komitetit të Auditimit të Brendshëm të KQZ-së;

6. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;

7. Të ndryshme;/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme