Google ADS

Goditet me veturë një polic në Prishtinë

09:43 | 7 Korrik 2021
M. A.

Një polic është goditur me veturë nga një person në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Viktima ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, njofton policia.

‘Si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet’, thuhet më tej në raportin 24 orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme