Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Lipjan, meqenëse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan 06.07.2021 – 17:15. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj. Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë të kalibrit 9mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë