Google ADS

Policia jep detaje për therjen e 15-vjeçarit në Podujevë

09:20 | 7 Korrik 2021
S D

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e 15-vjeçarit në Podujevë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje 24 orë, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor, fillimisht në QKMF Podujevë, e më pas në QKUK Prishtinë.

“Podujevë 06.07.2021 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të miturit, viktimës mashkull kosovar. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF Podujevë e më pas për shkak të gjendjes shëndetësore, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë,” thuhet në raportin e policies./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme