Kryeministri kanadez, Justin Truedau e ka emëruar Mary Simonin si guvernator të përgjithshme, personin e parë indigjen që mban këtë post.
Ish-diplomatja dhe mbrojtësja e të drejtave Inuit do të përfaqësojë kreun e shtetit të Kanadasë, Mbretëreshën Elizabeth II-të.
Njoftimi vjen gati gjashtë muaj pasi ish-guvernatorja e përgjithshme, Julie Payette, dha dorëheqjen mes akuzave për ngacmim, raporton bbc.
Ndërsa roli është kryesisht ceremonial, guvernatori i përgjithshëm kryeson detyra të rëndësishme shtetërore.
Emërimi i Simonin pason pas zbulimit të varreve pa emra në konviktet e nxënësve indigjen. Këto shkolla me konvikte të financuara nga qeveria ishin pjesë e politikës për të provuar asimilimin e fëmijëve autoktonë dhe zhdukjen e kulturës dhe gjuhës indigjene.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...