Memli Krasniqi javën e kaluar u zgjodh kryetar i PDK’së. Një gjë e tillë nuk shihet si ‘rrezik’ për VV’në e Albin Kurtit sipas deputetit Mefail Bajqinovci.
Ky i fundit mendon se Albin Kurti do të jetë gjatë kryeministër i Kosovës.
“Është mirë me pas ndryshime. Vetë Albin Kurti, kryeministër i vendit i ka shti me u reformu se këta nuk ishin reformuar kurrë”, tha Bajqinovci në emisionin “DPT ”.
“Zgjedhja e z.Memli Krasniqi, nuk e di çka të them….është pjesë e politikës shumë moti dhe nuk mund të themi që është i ri’. Theksoi Bajqinovci.
“Nuk është Memli ofertë për qytetarin e Kosovës. Ai mezi është bërë deputet’, tha ai.
“Memli për që e rrezikon VV’në në zgjedhjet e ardhshme as nuk diskutohet. Por ndryshimet janë të mirëseardhura në skenën politike”, theksoi ai.
“Tashmë VV nuk ka konkurrencë në tregun politik. Është politika më e madhe në vend dhe duhet të mësohen që 10 vjetët e ardhshme të menaxhohet shteti qysh duhet”, shtoi Bajqinovci.
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...