Shqiptari Dritan Abazoviq u zgjodh president i grupimit politike URA në kongresin e tretë të partisë, i cili u mbajt dy ditë më parë në Ulqin.
Pas këtij kongresi Abazoviç, zëvendëskryeministër i Malit të Zi thotë se shqiptarët atje duhet të angazhohen më shumë.
Politikani ka theksuar se ai ka një frymë perëndimore të të bërit politikë.
Duke theksuar se ka përkrahur çdo të drejtë komunitare të grupeve etnike apo politike në Malin e Zi, Abazoviç shprehet se politika ballkanike nuk ka sjellë të mira për rajonin.
Sipas tij shqiptarët në Malin e zi duhet të japin kontribut më të madh në politikbërje.
“Shqiptarët në Malin e Zi nuk duhet të jenë pasiv. Me respekt për të gjithë por ne mund të japim kontribut më të madh se të tjerët. Se duhet të jemi të integruar dhe jo në geto. Jemi drejt BE dhe të japim kontribut ndaj këtij drejtimit. Jo drejtimin e politikave Ballkanike që nuk kanë sjellë asgjë. Për këto treva dhe për askënd. Politika jonë është e ardhmërisë dhe jo e historisë. Është një suksese për të gjithë por posaçërisht për shqiptarët’, tha ai për ABC News.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...