Google ADS

Clark nesër viziton Kosovën, kjo është agjenda e takimeve

21:28 | 6 Korrik 2021
L G

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.

Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:

Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc.

Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.

Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.

Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca./Telegrafi/

Të ngjashme