Serbia është i vetmi vend kandidat, i cili ka nis negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian që nuk ishte dakord me paketën e fundit të sanksioneve të Unionit për individë dhe kompani në Bjellorusi.
Kjo u njoftua sot nga Këshilli Evropian. Më 21 qershor, Këshilli i BE-së vendosi sanksione kundër 78 qytetarëve bjellorusë dhe shtatë njësive për shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe shtypje të shoqërisë civile, opozitës dhe gazetarëve dhe për uljen e detyruar të një aeroplani pasagjerësh.
Midis individëve që u sanksionuan nën paketën e katërt janë një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh “përgjegjës për vendime të shumta të motivuara politikisht kundër gazetarëve, aktivistëve dhe protestuesve”, siç shpjegohet në vendimin e Këshillit.
Sanksionet synuan gjithashtu disa gazetarë mediatikë pro-regjimit, rektorë të disa universiteteve për përjashtimin e studentëve që morën pjesë në protesta dhe biznesmenë të shumtë për lidhje të ngushta me regjimin e Lukashenkos.
“Vendet kandidate Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria dhe Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, bashkohen me këtë Vendim të Këshillit. Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje në përputhje me këtë vendim të Këshillit, BE merr shënim për këtë angazhim dhe e mirëpret atë”, shkruante në deklaratë.
Më parë, Serbia mbështeti vendimin e Këshillit të BE-së, të bërë më 4 qershor, për të forcuar masat ekzistuese ndëshkuese duke futur një ndalim të fluturimit të të gjitha linjave ajrore bjelloruse përmes hapësirës ajrore të BE-së dhe një ndalim të hyrjes në aeroportet e BE-së. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...