Ka përfunduar pjesa e parë e duelit në “Groupama Arena”.
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Ferencvarosit dhe Prishtinës, në një duel dinamik në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, shkruan lajmi.net.
Prishtina doli në avantazh pas disa minutash, por goli i Otto John u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Ndërkohë, Ferencvarosi mori iniciativën ku portieri Nika bëri disa pritje fantastike dhe në fakt hungarezët goditën shtyllën.
Otto John pati edhe një rast në min 35′ ku përmes një kundërsulmi doli vet para portierit Dibusz, por që goditja e nigerianit përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Rezultati i pejsës së parë, Ferencvarosi 0-0 Prishtina./Lajmi.net/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte