Autoritetet afgane thanë se kanë dërguar qindra trupa dhe milici pro-qeverisë për zmbrapsur talibanët, të cilët po avancojnë në veri të vendit.
Militantët talibanë, në dy muajt e fundit, kanë arritur që të marrin nën kontroll dhjetëra qarqe në veri të vendit, teksa nga Afganistani ka nisur tërheqja e trupave ndërkombëtare.
Fawad Aman, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se tani qeveria po planifikon një ofensivë të madhe për të rimarrë “territoret e humbura nga armiku”.
“Forcat tona janë duke u organizuar në terren për këtë operacion”, tha Aman për agjencinë e lajmeve AFP.
Forcat dhe milicitë pro-qeveritare u dërguan më 6 korrik në provincën veriore Takhar dhe në Badakhshan, ku talibanët, javëve të fundit kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit, shpesh pa luftuar fare.
Më 5 korrik, 1.030 trupa afgane u larguan gjatë natës për në Taxhikistan, raportuan autoritetet taxhike.
Qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane u larguan pasi talibanët shënuan përparim në veri, por tërheqja e fundit e trupave afgane ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Që prej se presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi në prill se trupat amerikane do të tërhiqeshin, talibanët nisën shpejt një ofensivë dhe tani kanë nën kontroll rreth një të tretën e të gjitha qarqeve në Afganistan.
Me tërheqjen e forcave të huaja janë rritur edhe shqetësimet se qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, do të kolapsojë.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...