Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur viktima të tjera në rrënojat e ndërtesës 12 katëshe në Florida që u shemb më 24 qershor. Aktualisht janë konfirmuar 32 të vdekur, pasi u gjetën sot katër trupa të tjerë. 117 persona ende figurojnë të pagjetur.
Ekipet e specializuara e kanë intensifikuar punën, të shqetësuar se stuhija tropikale Elsa që po lëviz drejt zonës mund t’i ndërlikojë operacionet.
Zëvendës Shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Majamin, Raide Jadallah e njoftoi numrin e ri të viktimave në një takim me dyer të mbyllura me familjarët të martën, sipas një video-klipi të postuar në median sociale. Ai tha se punonjësit kanë gjetur gjithashtu edhe fragmente të tjera trupash.
Zoti Jadallah tha se operacionet u vonuan për dy orë të martën si rezultat i rrufeve. Ai shtoi se deri tani janë hequr nga zona afro 2500 tonë mbetje.
Punonjësit po përdorin mjete të motorizuara për të çarë pllakat e betonit, por erërat e forta dhe qielli i ngrysur paralajmërojnë ardhjen e stuhisë që do të bëjë të domosdoshme ndërprerjen e operacioneve.
Stuhia Elsa ka goditur pjesën perëndimore të Floridës por mund të futet më në thellësi të gadishullit.
Ekipet e specializuara do të vazhdojnë të punojnë edhe në mot me shi, por rrufetë e bëjnë të domosdoshm ndërprerjen e punës. Ata thonë se rreshjet kanë përmbytur me ujë garazhin e ndërtesës që tani ndodhet nën rrënoja.
Puna ka ecur shumë më shpejt gjatë dy ditëve të fundit, falë shembjes së kontrolluar të pjesës së mbetur të ndërtesës. Me rrëzimin e asaj strukture që shihej si kërcënim për ekipet në zonë, tani punëtorët mund të futen në pjesë të rrënojave që më parë ishin të paarritshme.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...