Qeveria greke ka shtyrë pas datës 10 korrik hyrjen e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Kalimi do të lejohet vetëm kalimi nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve, dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë.
Ardhja në Shqipëri mundësohet vetëm nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës.
Shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës.
Pala greke njoftoi se do të lejonte sot hyrjen e pasagjerëve nga Korfuzi në Shqipëri, por kjo masë ndryshoi.
Aktualisht, në linjën Sarandë-Korfuz funksionon vetëm një traget që transporton pasagjerë drejt Greqisë një herë në ditë. /Euronews.al/
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën