Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja pa pagesë në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja pa pagesë në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja dhe atyre të marruara me qera lejohet nga data 15 korrik 2021 deri me datë 16 gusht 2021.
Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 2 të vendimit.
Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.
Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Pika e fundit, thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
Poashtu, Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë.
Me këtë vendim zgjatet orari i punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri në ora 18 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri në ora 12: 00.
Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 15 korrik deri më 16 gusht 2021. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik deri me 16 gusht 2021 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.
Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashkë atdhetarëve tanë dhe t’i kryejm shërbimet për ta sa më mirë si dhe është vendosur që punonjësit të punojnë edhe pas orarit të punës me orar të zgjatur për mërgimtarët tanë./arbresh.info/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...